Vetëvendosje e LDK

LDK i ka dhënë afat Vetëvendosjes deri të dielën lidhur me shqyrtimin e ofertës së saj

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë vetëm deri të dielën ta shqyrtojë ose edhe ta pranojë ofertën e fundit për bashkëqeverisje të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, nëse nuk ka ndonjë dakordim, LDK-ja do t’i lëshojë rrugë asaj që të negociojë me ndonjë parti tjetër për bërjen e qeverisë, pavarësisht se ajo e sheh vetëm LDK-në si partnere. Ky është afati i fundit, të cilin Isa Mustafa ia ka dhënë Vetëvendosjes për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për qeverisje, sepse në të kundërtën partia e tij do të tërhiqet nga negociatat. Por nga Vetëvendosja oferta e LDK-së vazhdon të mos jetë e pranueshme. Ka më shumë se dy javë që palët nuk kanë zhvilluar takime për t’i dhënë mundësi krijimit të koalicionit.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …