Anthony Godfrey: Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është prioritet

Duke komentuar vizitën e Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i kryetarit Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se presidenti Tramp e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është prioritet. Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey është cituar nga mediet serbe të ketë thënë se për mendimin e tij është turp të humbet gjithë ajo kohë. Shpresojmë që gjërat të lëvizin më shpejtë. Shume energji e SHBA’së po investohet në këtë çështje. Ne dëshirojmë të shohim njerëzit në rajon të kuptojnë që përmes interesave ekonomike ky problem mund të zgjidhet. Ai ka përkujtuar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është një prioritet dhe se për këtë çështje ka angazhuar Richard Grenellin si Përfaqësues Special  ndërsa për gjithë rajonin e Ballkanit ka emëruar Matthew Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …