Basha i opozitës në Shqipëri takon dhe lavdëron pozitën në Kosovë

Basha i opozitës në Shqipëri takon dhe lavdëron pozitën në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Prishtinë ka deklaruar se opozita të cilën ai e udhëheq në rrugë e në mitingje populiste, nuk do ta marrë shembullin e opozitës së Kosovës, në Kuvend me përdorim të gazit lotsjellës. Basha nuk ka përmendur  me këtë rast protestën që e ka mbajtur  me djegien dhe shkatërrimin e institucioneve, në mitingun e viti të kaluar,  në Tiranë. Ai sot u takua me kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçi,  kryetaren aktuale, Atifet Jahjaga dhe  kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …