Dr. Arsim Bajrami

Bajrami: Kemi kërkuar ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, por kot

Duke folur për masat që po ndërmarrin institucionet e Kosovës ndaj Serbisë pasi ajo nuk lejoj që nxënësit e Kosovës lindore të pajisen me librat e dërguara atje nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami theksoi se ka kërkar ndërmarrjen e masave të reciprocitetit. Ai ka theksuar se pesë ditë pasi nuk janë lejuar tekstet shkollore të Kosovës të hyn në Preshevë, ka vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë, megjithatë pranoi se një kontingjent i librave sërish kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami theksoi më tutje se për masën e reciprocitetit ka njoftuar doganën dhe të gjitha institucionet tjera. Kurse, për tekstet që kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme tha se ka kërkuar sqarime nga zyra ndërlidhëse në Mitrovicë por se janë të vendosur për vazhdimin e masës së reciprocitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …