Ndarja dhe shkrirja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit po konsiderohet si absurde dhe joseriozitet i LV-së dhe LDK-së

Ndarja dhe shkrirja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit po konsiderohet si absurde dhe joserioze

Në të dy propozimet e fundit që Vetëvendosje dhe LDK i kanë bërë njëra-tjetrës për bashkëqeverisje, parashihet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të mos jetë ministri e veçantë. Lëvizja Vetëvendosje në propozimin e saj parasheh që kjo ministri të ndahet, ku Kultura dhe Rinia i bashkohen Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kurse Sporti i bashkëngjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, LDK-ja parasheh që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Të dy këto propozime po konsiderohen si absurde dhe që shpërfaqin joseriozitet të këtyre dy partive karshi shëndetësisë, kulturës, rinisë dhe sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …