Rexhep Selimi

Opozita do të vazhdojë të jetë e bashkuar

Duke folur për hapat që do t’i ndërmarrin në të ardhmen, deputetë të partive opozitare kanë theksuar se ata janë të bashkuar në qëllimet e tyre dhe se vendimet do të jenë të përbashkëta, ashtu sikur kanë qenë deri më tani. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi deklaroi se opozita e bashkuar do të vazhdojë me qëllime të njëjta në rrugën e saj të përbashkët ndaj qeverisë jolegale. Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj deklaroi se opozita është e bashkuar dhe do të vazhdojë të kundërshtojë institucionet jolegale që morën vendime anti kushtetuese, vendimin për “Zajednicën” edh demarkacionin me Malin e Zi. Ndërkohë edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka theksuar se partitë opozitare janë unike në qëllimin e tyre por jnaë duke shqyrtuar masat e përbashkëta që do të ndërmarrin në të ardhmen. Ne mendojmë dhe jemi duke biseduar me subjektet tjera që gazi e ka kryer efektin e vet dhe tani opozita duhet të gjejë forma të mëtutjeshme për të vazhduar me angazhimin e vet. Një nga format janë trajtimi seriozit i qëndrimit në këtë parlament jolegjitim. Së shpejti do të merret një vendim nëse do të vazhdojnë qëndrimin në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …