Në Cyrih të Zvicrës mbahet Kuvendi i shtatë zgjedhor i AAK-së, zgjedhet kryetari dhe kryesia e re

Në Cyrih të Zvicrës mbahet Kuvendi i shtatë zgjedhor i AAK-së, zgjedhet kryetari dhe kryesia e re

Të dielën, në Cyrih të Zvicrës u mbajt Kuvendi i shtatë zgjedhor i AAK-së, ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e re. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe deputetët e kësaj partie Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj. ‘Guximi, shpresa dhe vetëbesimi janë virtytet e fuqishme që diaspora vazhdon të zotërojë’, ishte mesazhi i deputetëve të AAK-së, për bashkatdhetarët në Cyrih. Bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe Qeverisë së Kosovës ishte një ndër temat e diskutimit. Bashkatdhetarët treguan besim të plotë në institucionet e Kosovës dhe falënderuan deputetët për vizitën e tyre në Zvicër, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …