Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur ministrat në një mbledhje të mërkurën për të shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës. Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 14:00. Sipas rendit të ditës, aty pritet të merret vendim për Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020. Një vendim tjetër që pritet të merret ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projektit “Aftësimi profesional të të rinjve të Komunës së Bujanocit”.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …