leoni

Vezirët e njohur me origjinë shqiptare të Preandorisë Osmane: Arnaut Haxhi Halil pasha ( 1655- 1733) XVI

Vezirët e njohur me origjinë shqiptare të Perandorisë Osmane: Arnaut Haxhi Halil pasha ( 1655- 1733) XVI

Haxhi Halil Pashë Arnauti ka lindur në Elbasan, në vitin 1655 ndërsa  vdekur në vitin  1733. Gjatë jetës dhe angazhimit e tij, karrierën ushtarake e filloi  duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar deri sa në vitin 1716 kur edhe u bë kryeministër, apo Vezir i Madh.

Damat Ali Pasha, Veziri i Madh, në përgatitje për luftë kundër Austrisë, Halil Pashë Arnautit  i dha gradën e guvernatorit. Ai nuk e dërgoi në Lindje por fillimisht e dërgoi, në Nish për ta riparuar kalanë e tij qyteti, të cilën e kishin djegur jeniçerët, në krye me komandantin më të njohur të jeniçerëve të kohës, Halit Arnauti, i njohur si Halil Patrona, i cili ishte me origjinë  nga Hurpishti i Manastirit. Më vonë u  emërua guvernatori i Beogradit. Në gusht të vitit 1716, në cilësi të Vezirit të Madh  ka marrë pjesë  në Betejën e Petrovaradinit, në Banat,  ku ishin vrarë shumë ushtarë të Prenadorisë. Haxhi Halil Pasha e kishte çarë  rrethimin dhe u kthye përsëri në Beograd.  Atë vit osmanët pushtuan Banatin  dhe Temishvarin dhe më 21 tetor 1716 morën kalanë e këtij qyteti. Ushtria dhe veziri i Madh Halil Pasha u kthyen në Edrene për të kaluar  dimrin, pas humbjeve që kishin goditur rëndë Perandorinë e sidomos ushtrinë e tij dhe furnizimet e shumta, që kishin rënë në duar të kundërshtarëve.

Në qershor të vitit 1717 në Beograd sërish ishte  shfaq Veziri i Madh Damat Ali Pasha, por austriakët e mbanin nën rrethim qytetin. Në gusht të atij viti komanda e Haxhi Halil Arnautit u tregua e paaftë për ta mbrojtur qytetin, i cili ra në duar të austriakëve, më 23 gusht të atij viti.  Humbja iu kishte përshkruar Vezirit, Haxhi Halil Pasha, të cilin e kishin fyer rëndë edhe komandantët e ushtrisë, duke e akuzuar për paaftësi. Më 26 gusht të vitit 1717 dhe u largua nga detyra e Vezirit të Madh dhe në vend të tij u emërua Mehmed Pasha.

Me qëllim për të shpëtuar jetën, kishte ikur nga Stambolli dhe ishte vendosur në Selanik, në shtëpinë e një kopshtari. Një shërbëtor i kopshtit e kishte hetuar praninë e tij ilegale dhe kishte lajmëruar të besuarit e Vezirit të Madh. Me ndërhyrjen e pushtetarëve të kohës në Selanik, kishte shpërtuar nga ekzekutimi.

Më 22 nëntor të vitit 1720 Haxhi Halil Pashës iu mor grada e Vezirit dhe e syrgjynosën në ishullin Limnos, ku ka qëndruar për 7 vjet, në mërgim. Më 22 dhjetor të vitit 1727, u emërua Mbrikëqyrës  i Eubesë. Pastaj në janar të vitit 1728, kaloi  në  Kretë dhe në Heraklion. Në gusht të vitit 1728 dhe i është dhënë detyra e Guvernatorit të  Kretës, ku edhe ka vdekur  në qershor të vitit 1733.

Haxhi Halil Pashai nuk kishte marrë pjesë në kryengritjen e Halil Patronës, as e kishte përkrahur atë. Duke qenë i syrgjynosur, ai vazhdimisht kishte bërë përpjekje pët ta ruajtur kokën dhe në vitet e fundit të jetës ishte rehabilituar krejtësisht, në saje të punës dhe besnikërisë që kishte treguar për Perandorinë.

Kontrolloni gjithashtu

Epir Qeriqi: Tentim për të lajthitur Agjencinë për Informim dhe Privatësi nga Qemajl Aliu

Epir Qeriqi: Tentimi për të vënë në lajthitje vetë Agjencinë për Informim dhe Privatësi, vendimi detyrues për Qemajl Aliun që të më krijohet qasja në dokument publik si dhe dorëzimi përballë kërkesës sime mbi dy mujore për të marrë procesverbalin

Tentimi për të vënë në lajthitje vetë Agjencinë për Informim dhe Privatësi, vendimi detyrues për …