Grenell

Richard Grenell: Përkundër arritjes së përparimit, rruga drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi është e gjatë.

I dërguari special i kryetarit amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell ka deklaruar se përkundër arritjes së përparimit, rruga drejt normalizimit të raporteve është e gjatë. Në paraqitjen e tij në emisionin e gazetarit Hugh Hewitt, duke folur për marrëveshjen e paralajmëruar për trafikun hekurudhor dhe ajror mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka thënë se objektivi i  Trumpit është shfrytëzimi i ekonomisë për lëvizjen e çështjeve politike. Ai ka theksuar se gjatë dialogut ishin arritur “disa marrëveshje të vogla”. Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell ka thënë se ishte: “Temë e nxehtë në të cilën ka punuar administrata e Clintonit dhe po ashtu ka qenë e përfshirë edhe NATO”, duke shtuar se ishte i nderuar që ishte ftuar të shkonte në Ballkan për t’u munduar t’i pajtojë dy palët. Ai ka insistuar se administrata e Trump në “stilin e tij tipik”, mundohet t’i shtyjë të dyja palët të pajtohen, pa e penguar “idenë amerikane”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …