Hakif Bajrami

Akademik, prof. dr. Hakif Bajrami: HISTORIA PO PËRSERITË SI ANATEMË POLITIKE ME FAJIN E KARIERISTËVE INJORANTË

Sot në Republikën e Kosovës mbretëron një pasiguri e madhe politike dhe ekonomike si kudo në glob, por neve plaga e Kosovës na dhemb më shumë. Kjo pasiguri ka ardhur si rezultat i “famës” së paditurisë së treguar në: Rambuje, në  Kushtetutën Ahtisarit që Republikën e Kosovës e plason në sovranitet të kufizuar, tolerimit të Serbisë në ndarjen e Kosovës në Ibër de fakto, plus fusnota, plus Marrëveshja e Brukselit me 23 shkelje të Kushtetutës më 2013, e të nostrifikuara më 2015. Pasiguria ka ardhur si rezultat edhe i zgjedhjeve me fisako që ka imponuar LDK në të gjitha legjislaturat (një zonë elektorale tërë Kosova, derivat ky i vitrve 1989-1999), me imponim që e ka pranuar PDK pastaj, ku nuk dihet se cili deputet e përfaqëson cilën komunë, në të gjitha legjislalturat, me zgjedhje dhe shkarkime të Presidentëve prej zarfit e deri te pazaret e “fejesave” pa lindur fëmia ende, me një sërë partish të lagjave dhe krahinave, me guvernator (kryetar jo të gjithë por shumica dërmuese-hb) nepër komuna që ndihen sikur të ishin matriarkat të kohës Gurit. Edhe më egërsisht. PASIGURIA para, gjatë dhe pas çdo palë zgjedhjeve nuk vjen nga lartë poshtë, por nga poshtë lartë, sepse sovrani aq është i pasigurt sa që nga 100% në zgjedhje po dalin aproksimativisht 42% dhe çdo gjë “është në rregull”, sepse çdo i ri synon të arratiset nga Republika e përgjakur me shekuj nga okupatorët. Ky fenomen evropian, për zero patriotizëm në Republikën e Kosovës, nuk duhet të jetë dukuri sepse jemi shtet i njomë dhe i ndërtuar me njëqind halle  e gabine në hapa të partive tona “institucioanle”. Ky fenomen i shpërbërjes  së Republikës ka ardhur edhe nga fakti se në univerzietet profesorët kanë rroga të majme, kohën më të mirë e kalojnë nëpët kafe allaturka, dhe përfaqsojnë  elektoratin edhe në masë të madhe në Legjislativ, edhe kur i marin 2% të votave nga kvota e 1 855000 zgjedhësve të figuruar në listat zgjedhore, prap po këta shtihën se janë ‘heronjë të Vigut(!!!).

E tërë kjo hallakamë vejn edhe nga politika e pasigurtë dhe jokinistente nga BE që nuk e parnon Kosovën, që e IZOLON Kosova me viza, sepse fuqia e saj në njerëz është sa një lagjë e Parisit; refuzohet nga NATO, ku shumica e vëndeve të këtij inistitucioni të sigurisë së lartë në Glob, nuk e njeh Republikën e Kosovës. Shiqoni vetëm një diverzitet politik: dje Zotëriu i ndëruar GRENELL e kërkonte hekjen e TAKSËS, po sot kërkon hekjën edhe të RECIPRORITETIT pa u vëndosur fare me Serbinë. Kush i ka fry në vesh, dihet, por nuk thuhet. Burimin e ka në Kosovë, në bumernagun nga lartë poshtë. Ky fenomen i ngjanë kidnapimit të mësuesëve turq nga Kosova, fakt ky që na hasmoi me tërë botën ku të drejtat e njeriut duhet të grantohën. Shiqoni, se si Belgjika që është antare e BE-s se si e refuzon kërkesën e Spanjës për t` i dërzuar ata partiotë që do ta shpallnin Kataloninë të pavarur. Shiqoni se çfarë fiskulture LUNAN KRYEPARLAMRENTARJA ‘shtetëformuese’ e Kosovës me një fotografi, e cila në zyrën e saj nuk është çështje private, Lidhur me këtë, kam qenë Këshilltar i Bacë Adem Demaçit gati 27 vjet. Kurrë, kurrë në jetën time nuk e kam ndier me të huejt kah thot Bac Adem Demaçi: Ibrahim Rugova (të cilin e ka kritukuar pse nuk u bë Komandnat Suprem i Ushtrisë por formoi FARK që shpiente popullin në luftë qytetare). Në biseda me të huejat Adem Dema gjithmonë e theksonte me të drejtë PRESIDENTI IBRAHIM  RUGOVA. Shteti nuk krijohet pra me emocione dhe motivime subjektive, prandaj… E Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duhet ta mësojë se fotografia e Presidentit Hashim Thaçi, nuk çështje e stilit apo tekeve dhe modaliteteve motivuese personale, sepse ajo zyre e përfaqson shtetin . Për ty e për mua, për të gjithë qytetarët, Prezidenti i Kosovës është PREZIDENT, edhe pse kemi fatin ta kritikojmë nëse dijmë dhe kemi fakte, e nuk penalizohemi si në ish sistemet totalitare. Kjo përparësi e demokracisë nuk duhet të kthehet në anarki.

Nuk ka ditë që nuk debatohet se çfarë i ka siellë tarifa Kosovës e çka do të thot kjo ndërmarrje speciale për Serbinë fashiste. Pra, në fillim të themi se aproksimativisht Serbia ka eksportuar në Kosovë (2018) afro 700 000 000 euro mallëra të ndryshme. E Republika  e njomë e Kosovës i ka eksportuar rreth 150 000 000 euro mallëra. Këtu fillon avantura ekonomike në dy pole që janë “de jure” në gjendje lufte, me fajin e atyre që në Rambuje dhe në Vjenë i dhuruan fashizmit serbian shumë pozicione shpërblyese, në vend që të denohet shteti marionetë si okupator. Lidhur me këtë, për çdo natë në së pakut PESË TV EKRANE të Kosovës defilojnë të ashtuquajturit ANALISTË (përjashto nja TRE që janë shumë të ditur por nuk e zbulojnë të vërtetën, sepse ma nuk ftohen në televizionet selektive dhe të varura shumë nga politika dhe avanturat e tyre.

Lidhur me atë që u tha, të shënojmë në këtë analizë se Serbia nga 700 milionë euro mallëra të eksportuara në Kosovë  më 2018, një vit më vonë zbriti në 6 milionë, për shkak të TARIFËS, duke llogaritur edhe ato mallëra që janë plasuar në Kosovë përmes kontrabandës. Këso zbritje nuk është shenuar në mes asnjë shteti, me përjashtim të atyre që kanë qenë palë në luftë. E ky fakt e vërteton faktin se lufta me ambicjet serbe është ante portas, por falë pozicionit të SHBA-ve, lufta është shumë largë, ose nuk do të ketë fare, të paktën me fajin e qënrimit të palës së Republikës Kosovës. Pra Kosova shiquar realishtë përmes tarifës ka treguar se karshi agresionit serbian është njëqindë për qindë shtet.Këtë sukses të Qeverisë Hardianj nuk duhet hudhur në hie, vetëm pse i ka humbur zgjedhjet e të zëvendsohet me reciprocitet të njohur në botën ekonimike dhe shtetërore, kudo që synohet të ketë zotë shtëie, rend  dhe ligje pozitive civilizuese.

Nëse zbatohet reciporciteti në çdo lëmi në mes Republikës Kosovës dhe Serbisë duke shiquar virtualishtë se do të HIQT TARIFA, del se në mes eknomisë politike të Kosovës me një anë dhe Serbisë në anën tjetër, RAPORTI është NJË (Kosova) me PESË (Serbia), në favor të shtetit të Serbisë. Sipas këtij pozicioni që kushtëzon lëvizje të lirë të njerëzve, ideve dhe mallërave, çdo pengesë e tillë nuk është demokratike, por e domosdoshme për sovranitetin e Republikës Kosovës, të cilin sovranitët Serbian “nuk e pranjonë publikisht”, edhe pse e dijnë se cili është realiteti.

Sot, me rastin e thmelimit të Qeverisë Albin KURTI, ndihet qëndrimi parësor se në mes Kosovës dhe Serbisë do të vëndoset RECIPOROCITETI. E çka synon kjo ndermarrëje dhe ku do të ishte pozita eknomike e Republikës Kosovës si shteti më i ri në Evropë me këtë. Në shikim të parë del se raporti PESË me NJË, në favor të Serbisë (2018) në lëminë e këmbimit ekonimik, është më mirë që TARIFA NUK DUHET TË HIQET, madje edhe nëse na thonë miqët e shtrenjët siç janë SHBA-t dhe BE. Por zotëri GRENELL e thot me “maje të gjhuhës”-“e hiqni taksën dhe e vëndosni RECIPROCITETIN”?. Këtë këshillë nëse analizohet çështja me fuqinë e filozofisë së historisë, GRENELL ka të DREJTË njëqindë për qindë, por qëndrimin e tij nuk  e ka shfaqë me bindje, prandaj në proces do ta lakojë qëndrimin “për  ta “nxierr dhëmbin e shëndoshë gabimisht” .

Ta zbërthejmë fenomenin e RECIPROCITETIT duke mos i numruar çështjet në imtësi për çdo gjë që ka të bejë me relacionet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ta zbulojmë duke e XHVESHË çështjen me analizë filozofike. Çdo mall apo veturë që hynë në Kosovës nga Serbia duhet ta ketë shenjën dalluese që e banë akcil malli në Serbi. Edhe më thellë, kjo do të thot se Kosova e PRANON Republikën e Serbisë, si shtet dhe Serbia nuk ka sovranitet mbi Republikën e Kosovës në asnjë instancë. Republike e Kosovës në anën tjetër çdo  mall apo çdo lëvizje që shpje në Serbi duhet të PRANOHET me Flamurin e Kosovës, ose me shenjë ku thuhet: “MADE IN REPUBLICA KOSOVA”. E filozofiko politikisht Albin Kurti dhe Zotëri GRENELL e shumë funksionarë të SHBA-ve kur thonë se Tarifa do të HIQET EVOLUTIVISHTË, jo për një herë, e në vend të tarifës do të aplikohet RECIPROCITETI, sepse pranimi i REPUBLIKËS KOSOVËS nga Serbia do të thot më shumë se çdo takasë.Por Grenell nuk e mbajti fjalën. E tash kujtë t` i besohet. A mamirë të vazhdohet me TARIFë që ka pasë rezultate politike dhe eknomike apo të EKSPERIMNETOJMË. E se jemi shtet me ekonimi më të dobët se Serbia, populli serb nuk na ka faj. Menjëehrë ketu i shtrohet pyetja Tiranës, ku jeni, çrfar beni me atë MINI SHËNGENIN që është inkubator për rritjen e ndikmit serb në Ballkan. E kur të vëndoset reciporciteti, Mini Shëngeni do të humbë në fantazinë kishtare dhe shtetërore serbe, për mos me u lajmëruar me kurrë, sepse majfton çdo normë e BE-s edhe për tërë Ballkanin, e jo vetëm për një pjesë me “përparësi rreligjioze”.

Jemi më 10 shkurt 2020.

Më 6 tetor 2019, u mbajtën zjedhjet e imponuara për shkak të dorëheqëjes së qeverisë që do të hynë në hstori me 82 zavendësministra dhe 21 ministri, të cilët po t` i pyesish as në mes veti nuk do t`i mësonin emrat edhe për dhejtë vite. Kjo ashiqare se ishte dobësi megalomane qeveriatare. Por menjoherë duhat ta pranojmë nëse seriozisht mirremi  me analiza shkencore se Qeveria Hardaini dhe Prlamneti që e zgjodhie i aprovoi Ligjet për: USHTRINË, për TREPÇËN, për rrogat e sektorit publik, për takasën. Këto të arritura e kanë nxënë KULMIN me STOPIMIN E NDARJËS SË KOSOVËS përmes disa tremave kamufluese meskine. Lidhur me tërë këtë tragjikomendi politike, pse e theksova në fillim se po përseritet historia nga lartë poshtë me fajin e karieristëve. Po, në taborrët “politike”, janë inkuadruar persona që shkollimin “superior” e kanë kryer shkelë e shko 1989-1999. E Vërteta, këta nuk janë fajtor pse ishte ashtu, por realiteti i tyre ishte i imponuar, sepse diktonte okupatori. Sipas analizave të mia, diku afër fillimit të vitit 1996, kishte përfunaduar çdo formë që OKUPATORI të largohet nga Kosova me demonstrata, greva, trakte, parulla dhe deklarata boshe politike, sepse pushtuesi ishte i vëndosur që të na lragojë madje, mbi gjysmën e shqiptarëve  nga Kosova. Këtë realitet gjenerata që i ka sot njëzetë vjetë  (plus, minus) nuk e dinë.  E deri aty okupatori serbian kishte ardhur edhe me fajin e atyre që me asnjë çmim nuk e pranonin politikën e luftës së armatosur, por të DREJTË. Madje, disa kryetarë partish ishin bërë “liderë”, vetëm për një rreth të ngusht simpatizantësh, sa që dituria e tyre politike ishte katastrofale. Me fjalë tjera, të gjithë ishin dalë nga psikologjia e LKJ-ës-totalitare, se kur të propozon partia-klani, deryrën nuk duhet reafuzuar. E vërteta, po t` i pyesish atëbotë partitë në një tubim: Sa antar i keni-e kjo ka ndodhë do të del se ishte fjla për 4 200 000 anatrë partie në Kosovë. Madje prej 99% të kryetarëve vet ishin kandiduar dhe bënin lloj- lloj intrigash për të u bërë “liderë”. Po e them këtë sepse kam pasë punë si ‘neutral’ me të gjitha dhe jam urryer prej të gjithëve, me përjashtim të ADEM DEMËS. Prej atij kvantiteti politik, njëri fantazi mbeti  “legjendë”, sa që për çdo gjë dhuhet shkuar te varri i atij ku mungon vetëm një TEQE, për t` u rrefyer politikanët injorantë sot, që i kanë kryer shkollat pas çlirimit pa e ditur madje se si duket indeksi.

Edhe atëherë *1981-1999) ka pasë situata mu kështu si janë sot, shumë delikate dhe diverzive për çdo kritikë. Me asnjë çmim LKJ- LDK dhe lideri i saj nuk pranonin asnjë formë të luftës së armatosur. E vërteta, patën bërë diçka sa që përpak nuk erdhi deri te lufta QYTETARE në Dukagjin. Por jo vetëm në Dukagjin, por edhe në Zonat tjera operative, populli ishte i ndarë (përçarë) në dy e tri taborre. Dhe kjo “këngë” do të vazhdojë mjerishtë deri në ditët tona. Dhe, ne që ishin për luftë të aramtosur, si më thonë argumentet dokumentare, sa që me kujtohet si sot, kur në krye të Partisë Parlamentare të Kosovës erdhi Bacë Adem Demaçi, normalisht se më ftoi jo si antar por si specilasit që kisha doktoruar në parti politike, të jem këshilltar i tij pa orarë të cakatuar. Po kush nuk do ta pranonte atë dertyrë pranë një KOLOSI TË TILLË që në vend që ta mësoish të MËSONTE, edhe pse më ndanin vetëm javët e ditët kur synoja të inkudrohem ose në Zonën e UÇK-s Llapit, ose të Drenicës, ku e dija se UÇK ka lëshuar shtat, si ushtar i thjeshtë. Isha i bindur se në Dukagjin, përmes Edmond Hoxhës, se organizimi  kishte shkuar shumë largë. Nuk kaloi shumë kohë dhe kur Baca e kishte INFORMATËN se Jugosllavia e Zhablakut (Serbia e Madhe), do të BOMBARDOHET (maj 1998 , shiqo Dok e CIA-s), Baca më ftoi në zyre dhe më pyeti: ”Nëse okupatori e zgjëron frontin ku synon largimin e shqiptarëve nga Kosova, përmes “Koridoreve përplasëse” (Program  ky që e posedonim), cili do të jetë hapi ynë sipas këshillës që ju më sugjeroni. Ishte pyetje serioze që vetëm Adem Dema e dinte për ta nuhatë dhe ta rreshtoi mednimin, fjalën dhe veprimin pastaj. Iu drejtova: Bac mi jep PESË minuta të mëndojë. U pajtua. Dola i mërzitur nga Zyra e Bacës. Pas fiks dhjetë minutave më thirri. Fol profesor. Po Bacë i nderuar, po të isha në vednin e JUEJ, do ta RASFORMOJA PARTINË, do ta merrja fuqishëm pushkën drejtë UÇK-ës!. Në këto kushte nuk ka parti. Është në pyetje Kosova, sepse partitë krijojnë ndasi-trafe. E Kosovën si pjesë të Shqipërisë e dua më shumë se jetën time. Për këtë “mekat” më keni mësuar Ju (BACA DEMË) dhe Hasan PRISHTINA. Ka edhe të tjera çështje, por mjaftë janë dy shekmbuj! Më shiqoi si të isha një fëmi i njomë, që po më lëshonte në dhe, dhe po përgatitej të mbante fjalimin mortor mbi varrin tim.Krenari që ishte përgatitë çdo rrethanë me vdekë në atë mënyrë.

Me gjithë këtë, Baca pas pak mori pamje të gëzuar dhe më urdhëroi në nivel ushtrak: Mere lapsin e shkruaj. Nesër e dua mendimin e Presidentit Rugova, që t` ia komunikoi publikisht si do të bëjmë ne, se puna e partive pushon dhe fillon histioria e “çizmeve”. E kuptova Bacë. Atë natë u takova me Prof Dr Esat Stavilecin, që ishte me tërë qe njën me LDK-ën, por që nuk ekspozohej. Kishte kulturë të lartë shkollore.  E  programuam strategjinë që të takohemi me Presidentin Ibrahim Rugova. Në ekip që e caktova unë i inkuadruam  këta përsona: Prof Dr Kajtaz Rrecin, Prof Dr Mehmet Halimin dhe Mr. Tefik Gecin (në cilsinë e drejtuesit makinës). Unë të tjerëve nuk u tregova se jamë përgjegjës që ta marrë medimin e Presidentit  Ibrahim Rugovës: “Se cli është rreshtimi i LDK-ës në këtë gjendje lufte”. Se cili është misioni ynë i saktë e dinte vetëm Akademik Esat Stavileci. Mr. Tefik Geci u bë shofer i një veture “komando” për atë mison. Ishte ditë e ngrohtë dhe ia mësymë të pesëtit Velanisë. Kur u afruam afër shtëpisë Presdnetit që quhej REZIDENCË, fillova të shfaqi pozicion se: “unë jam shefi”, por jo të zbulohem, sepse ashtu e kisha porosinë nga Baci. Në një momnet pa u ndalë para REZIDENCËS iu drejtova: Prof Kajtaz Rrecajt: Të kam pasë PROFESOR në gjimanz. Ju dhe Mehmeti do të shkoni të parët për t` i trokitur në derë Presidentit, aq më parë kur JU keni punuar me te në Institutin Albanologjik. Sikur të ishin ushtar më dëgjuan. Mbetëm në veturë Prof  Dr Esati, Mr Tefiku dhe Hakif Bajrami.

Prof Dr Kajtaz Rreci dhe Prof Dr Mehmet Halimi, ishin persona shumë serioz që mednoja se Presidenti nuk do të na refuzojë, e ku kisha mundësi për t` ia thën atë që më kishte POROSITË Baca Adem Dema. Dera  e hyrjë së shtëpisë nga pozita ku ishim parkuar ne, dukej si në pasqyrë. Me Prof Kajtazin dhe Prof Mehmetin shihej se po fliste Akademik  Prof Dr Fehmi Agani. U gëzova kur e pashë Profën sepse ai gjithmonë ka shëruar plagë dhe sanuar gjendje në shiqim të parë, të pa shpresa . Thash më vete, ky është ai truri që do të më kuptoi kur të ia them qëllimin e vizitës PRESIDENTIT. Pas disa çasteve filluam t` i numrojmë minutat në veturë. Kaloi një gjysëm ore dhe dy profesorë  kolegë të punës ishin strukur para derës së “Presidentit historik”. Nuk pranohën të hyjnë brenda (!). Pas nja 15 minutave doli për herë të dytë Prof Fehmi Agani dhe në fytyrë u vrejtë Prof Dr Kjataz Rrecaj se: “pleqnija jonë nuk do të dhezë fare”. Të dy profesorët (Kajtazi dhe Mehmeti) erdhën duke e lakruar kokën. Hynë në veturë të zvedhur. Foli Kajtaz Rrecaj, i cili ishte një antar i papërmirësueshëm e LDK. Iu drejtova, sepse nuk kisha rrugë tjetër. “Profesor unë jam shefi, cili është mendimi i Presidnetit vetquajtur në këto rrethana agonie për popullin”. Ishte provokacioni im që të shpërthej e të më kundërshtiojë deri aty ,sa që ishia psiçikisht i përgatitur ta duroja çdo fyerje, sepse ishte Kosova në pyetje. Pra pozicionin e Presidentit e kemi respektuar dhe ia kemi bderuar vlerat. Kajtazi: Nuk po na pranon dhe kaq (pa ia permend emrin dhe pozitën). Prap e marrë fjalën në veturë: Më ka porositë Baca dhe po ua komunikojë JUVE: Se Partia Parlametare e Kosovës, prej nesër është PJESË E UÇK-ës, çdo anatar i saj. Ju mundeni të takoheni sante me Ibrhim Rugovën (nuk e thash ma Presidnet!) dhe u tregova se cili ishte msioni ynë. Kaq, por mos harroni se e kam pasë për detyrë t` ia komunikojë se prej nesër JENI KOMANDANT SUPREM I UÇK-ës ZOTËRI PRESIDENT IBRAHIM RUGOVA. Duke shtuar se LDK e pushon punën dhe hynë në rriedha tjera të historisë, pa i munguar asnjë meritë të deriatëherëshme. Tregoni a e parnon këtë detyrë apo jo edhe pse JU nuk jeni drejtues të LDK, por jeni me Ibrahimin si shokë, si mishi e thoni. E unë dhe Baca kemi respekt për të gjithë. Me këtë medim shkuam në Selinë (barakë) e LDK. Aty ua komunikova se prej nesër Partia Parlamentare e Kosovës e pushon punën dhe kalon e tëra në UÇK. Mbatëni punët. Ata që ishin aty tani duhet të flasin. Unë emrat nuk po ua permendi, sepse njëri prej tyre nuk është i gjallë e as varri nuk i dihet. Të tjerët janë gjallë (katër syrësh ishin aty, të Kryesisë bile).

Të nesrëmën LDK doli me DEKLARATË “HISTORIKE” se: LDK mbështetë politikën paqësore dhe është e sigurtë se rreshtimi i saj do të fitojë’. Sabotimi i UÇK-ës ishte evident, demagogjia nuk kishte fund dhe ajo mbeti sinonim deri në ditët e sotëme, nga fjalët togformuse inhibitatis forsiga për UÇK-ën! :FRUSTRIM, të manipuluar nga UDB, e deri te: kur vritën ata ne forcohemi”!!! Mbani në mend këto fjali të botuara. Por në kohën e fundit DEMAGOGJIA është konvertuar në TRAGJEDI, sepse hapur LDK synon ta SABOTOJË NDERTIMIN E SHTETIT, ashtu si e ka SABOTUAR FORCIMIN E UÇK-ës, në çdo formë të mundëshme. Kohët kanë ndryshaur por metodat dhe prapaskenat janë të një rastit. Shiqoni se si hynizohet një varr, shiqoni se si shahen “komandantët e kaçuabave” (Bota Sot), shiqoni se si SHIK –u “është organizatë terroriste”, krahasone me “Sigurimin e Atdheut”, krhasone vrasjen mizore të Bajram Kelmedit me dy djemëve me vrasjen e Tahir Zemës me  një djal dhe një shoqëres. Pyetne vetën kush ka mundur ta vrasi fëmi pranë babës e babë pranë fëmiut. Zgjërone këtë pyetje në pista tjera, sepse dikush për çdo ditë po kërkon “luftë qytetare”, në vend që çështjet të hetohen e gjykohën drejtë, duke pushuar çdo dyshim. E për të ardhur deri te niveli qytetar ka mundsi sepse po themi se kem i shtet. Ku jeni politikanë, pse e rreni popullin qe 20 vjet. Cili deputet sot e përfaqson akcil komunën. A nuk i thonë këtij pozicioni “prostitucion politik”. Kush ju pengon sot që të dihet kush është vrasësi  i iks+ ypsilonit, kush dinë të më tregoi, pse qëndroi Renata Fllotao në shtëpinë e Ibrahim Rugovës për ca kohë gjatë bombardimeve. Kush është, dhe agjent i kutj ishte Heiko Fllotao e pytej tejra për disa fiasko-masko italianë e gjermanë, madje shumë të ngushtë të lidhur në veprime me Selinë e Shenjët, që nuk po luan vendi e nuk po e parnon Republikëne Kosovës, mësa a do ta pranoi Irani dhe Palestina?!!!.

Politikanë ose liderë si keni dëshirë të quheni, kush po e SHPRASË KOSOVËN sot, jo Milloshi, por ju me pazotësinë eklatante e keni siellë RININË buzë zhgënjimit. Shiqoni me çfarë gjuhe folë Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe mercenari i AAK në Prlament. Po është urti që ju mos të silleni me ish opozitarët si janë siellë ata me juve. Dhe më konkret si nxënës i Adem Demaçit i porositi shqiptarët që mos të sillen me serbët si janë siellë ata me neve, sepse ne do të fitojmë famë e respekt të pafnd. Po edhe UÇK quhej “terroriste”, por kur u mësua e vërteta  bota e civilizuar angazhoi NATO-n dhe e shpëtoi një popull nga kasapi i Ballkanit-nga Serbia fashiste e cila jo për herë të parë por edhe gjatë Luftës Dytë Botërore e para i shfarosi HEBRENJËT –Juden frei ,shkruante vetëm në serbi qysh më 1942.

Politikanë të Kosovës, këtij qëndrimi si ju silleni, ndryshe i thonë tradhti historike, sese realitetin mund ta kuptoni vetëm me faktin nga sa rroga i merni dhe sa herë i keni ndrruar shtëpitë e banimit. Ju për çdo ditë po ma shtini para hunde Fadil Hoxhën. Por kur të krhasohet me juve, ai po më del ‘EVLIA’, se e filloi dhe e mbaroi jetën me një banesë modeste.

Kam pritë deri më 10 II 2020, mos ndonjë analistë po e “zbulon coronavirusin kinez” në mes Republikës Kosovës dhe  Republikës Serbisë. Fjalë sa të duash, por i mjeri populli çka po ndien dhe çka po i servohet për çdo natë në televizonet tona. Shumë analistë në vend se të paguhën, po i pagujnë moderatorët të ekspozohën. Këtë fall po e luajnë edhe shumë deputet të logut dhe të kroit pa tru!

    Më 11 II 2020 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …