leoni

AKryeministri, Albin Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë

Albin Kurti: Jam për dialog por përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë ka prioritet

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shpejtësia nuk duhet t’ia zë vendin prioritar përmbajtjes. Ai tha se është për një dialog me parime dhe në konsultim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. “Unë nuk jam kundër dialogut, por jam për dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Jam konstruktiv me një dialog që na shpie në marrëveshje dhe që është mjaftueshëm që të mos sabotohet as nga brenda as nga jashtë. Tash ne kemi legjitimitetin e freskët, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Serbi, ata i kanë në fund të prillit zgjedhjet, mbase kur ata t’i përfundojnë zgjedhjet dhe t’i përfundojmë këto marrëveshjet e deritanishme. Pastaj, të bisedojmë edhe me Brukselin, Berlinin, Parisin dhe me Washingtonin për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv dhe marrëveshjen e drejtë”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …