Shkolla e futbollit “Besa”, fituese e turnirit të pavarësisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të cilat i organizon Komuna e Malishevës, ka përfunduar turniri në futboll të madh, për grupmoshat U15, ndërsa në këtë turnir, kanë marrë pjesë tetë shkolla të futbollit nga qytete të ndryshme të Kosovës. Shkolla e futbollit “Besa” nga Malisheva, doli fituese e turnirit. Në fund të këtij turniri, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtari për sport, Albert Morina, i kanë ndarë shpërblimet për pjesëmarrësit dhe fituesit në këtë turnir. Nënkryetari Berisha, i ka uruar të gjitha shkollat e futbollit dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje në këtë turnir. Ai po ashtu i ka motivuar të gjithë futbollistët e rinj, për tu marrë me sportin e futbollit dhe po ashtu ju ka uruar edhe festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vendin e parë në këtë turnir, e ka rrëmbyer SHF “Besa”-Malishevë, të dytin SHF “Besëlidhja” – Klinë dhe vendin e tretë SHF “Dardanët” – Prizren. Po ashtu sot, është duke u mbajtur edhe turniri në shah, i cili pritet të përfundoj në orët e mbrëmjes.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …