Bodo Weber

Bodo Weber: Lajçak është njeriu i gabuar për ta drejtuar dialogun Kosovë-Serbi për shumë arsye

Miroslav Lajçak është njeriu i gabuar për ta udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi në emër të Brukselit, për shumë arsye, ka thënë Bodo Weber, analist në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin dhe Bruksel. Në pritje të zyrtarizimit të diplomatit sllovak si emisar i BE-së për negociatat e ardhshme, Weber ka listuar tri shkaqet që, sipas tij, e bëjnë të padenjë Lajçakun për këtë detyrë. Përveç faktit se sllovaku vjen nga një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Weber thotë se atij i faturohet edhe një “histori dështimesh politike në Ballkan”. Sipas analistit gjerman, emërimi i Lajçakut do ta çonte BE-në drejt një politike Mogherini 2.0. Të rrezikshëm e konsideron edhe kërkesën e sllovakut për portofol shumë më të gjerë sesa negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …