Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Kryeministri Kurti po merr pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky Samit do të fillojë punimet sot. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim. Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit. Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …