Cakaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së

Cakaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik. Në një reagim lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme. Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor. Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …