Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit shqiptar Enver Hoxha

U nda nga jeta, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-prijësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha

Sot u nda nga jeta, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-prijësit komunist të Shqipërisë,  Enver Hoxha, e cila gjurmën e fundit e la përmes një libri që ka dalë nga shtypi  vetëm pak ditë më parë. Nexhmije Hoxha, është shuar nga jeta në moshën 99 vjeçe. Ajo u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.

Nexhmije Hoxha ka qenë ish-drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqipërisë, presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsimit e Kulturës në KQ të Partisë së Punës.

Nga viti 1966 e në vazhdim ishte drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror  të PPSH-së. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Nexhmije Hoxha është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”. Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Ishte dënuar dhe ishte  mbajtur në burg si shenj hakmarrjeje për shkak të veprimtarisë së saj në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë.

Në njoftimin e familjes Hoxha, me rastin e vdekjes së Nexhmije Hoxhës, thuhet se me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha. Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

Familja Hoxha ka njoftuar se sot më 27 shkurt,  do të mbahen homazhet dhe do të bëhet percjellja për në varrezat e Sharrës. nga Funeral Home Alba 2000, prane Medresesë, në Tiranë nga ora 9 deri  në orën 12.00.

Një ditë pas varrimit, familja Hoxha pret miq e dashamirë për ngushëllime në shtëpinë e saj,  në Laprakë, pranë Sheshit Shqiponja, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel, ndërsa opozita akuzon Qeverinë për dështim

 Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim  të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi …