Brickos

Banka Botërore për Ballkanin Perëndimor ndanë një grant marrëveshje në vlerë prej 2.785.000 dollarë, e cila i dedikohet komunave

Banka Botërore ndanë një grant marrëveshje në vlerë prej 2.785.000 dollarë, e cila i dedikohet komunave

Ministri Besnik Bislimi priti në takim drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re. Fokus i takimit të sotëm ishte edhe investimi në zhvillimin e aftësive të rinisë si pjesë e faktorëve në ngritje të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Me këtë rast Bislimi dhe Gelder nënshkruan një grant marrëveshje në vlerë prej 2,785,000 dollarë, e cila i dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë. Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore. Gjithashtu, sot nga të dyja palët u nënshkrua edhe letër këmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …