leoni

Kryetari Jashari ka pritur në takim një delegacion shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur në takim një delegacion shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga shefi i kabinetit të Ministrit të Financave, Mirza As Saeg. Kryetari Jashari bashkë me myftiun e Kosovës, Naim Ternava kanë shoqëruar delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vizitën e tyre në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e pastaj në takim zyrtar në Komunën e Skenderajt. Kryetari Jashari i ka Falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për përkrahjen dhënë Kosovës dhe Skenderajt në veçanti, gjatë periudhës së ri-ndërtimit dhe tani të zhvillimit të vendit, me këtë rast u janë Prezantuar projektet që po zhvillon komuna e Skenderajt në ngritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve dhe po ashtu është kërkuar nga delegacioni përkrahje në realizimin e projekteve kapitale në fushën e arsimit, shëndetësisë, furnizimit me ujë të pijshëm etj. Kryetari Jashari me shefin e kabinetit të Ministrit të Financave, Mirza As Saeg u dakorduan që së shpejti të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe për të koordinuar veprimet e mëtutjeshme në jetësimin e projekteve të përbashkëta kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …