AKS: Numri i popullsisë së Kosovës po zvogëlohet

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se numri i popullsisë së vendit tonë sa vije e po zvogëlohet më shumë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në raportet e titulluara “Vlerësimi i Popullsisë”, ka qenë 1 milion e 820 mijë e 631 banorë, ndërsa në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë ishte 1 milion e 795 mijë e 666. Popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar–31 dhjetor 2018 u zvogëlua për 2,840 banorë apo -0.16 për qind. Ndërkaq, sipas një raporti mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se për periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit. Ekspertet kanë thënë se janë dy faktor qenësor që po ndikojnë në zvogëlimin e popullsisë në Kosovë, rënia e dukshme e natalitetit dhe migrimi i popullsisë jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm ë dekadën e fundit, më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë lëshuar vendin, kryesish të moshës 25-44 vjeç, mosha e cila kontribuon më së shumti në natalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …