Uran Ismaili

Ismaili: Hartimi i programit qeveritar sot në Prevallë tregon se ata kanë gënjyer para 6 muajve

Duke folur për mbledhjen e kabinetit qeveritar sot në Prevallë, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili shkruar se hartimi i programit qeveritar sot në Prevallë tregon se ata kanë gënjyer para 6 muajve kur kanë thënë se kanë plan qeverisës. “Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm”, ka shkruar sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane: Gati për forcim të partneritetit me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, kërkohen veprime konkrete

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se është …