Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit të Integrimeve, Blerim Reka

Edhe Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës se ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka i cili ditë më parë ka thënë se Kosova mund t’ia bëj një kompromis me Serbinë për t’i lejuar qasje në Adriatik. Ndaj kësaj deklratate, ka reaguar Nisma Socialdemokrate nëpërmjet shefit të Grupit Parlamentar të saj, Haxhi Shala. Ai e ka pyetur ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka se me lejën e kujt ofron koridore e hap porta duke e vlerësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtarë shtetëror. Ky plan i Vetëvendosjes, i shpalosur nga ministri i saj është ëndrra e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det ka vrarë e masakruar qindra-mijëra shqiptarë, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Muja fshin postimin për vaditjen në Podujevë, por jo reagimet: Qytetarët vazhdojnë ironitë në rrjete sociale

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka larguar nga rrjetet sociale një postim që …