Azem Syla

K. Veseli: Azem Syla ishte në të drejtën e tij, atëherë kur i printe UÇK-së, pasi ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dalë në mbrojtje ish-komandantit të UÇK-asë, Azem Syla, duke shtuar se  ishte në të drejtën e tij gjatë kohës sa i priu Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse  ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë. “Nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin. Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë” ka shkruar Veseli. Reagimi i Veselit vjen pas nisjes për në Hagë të Azem Sylës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …