leoni

FSK-ja mbajti konferencën „Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“

FSK-ja mbajti konferencën „Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“

Me rastin e shënimit të 8 marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ), në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ka mbajtur sot konferencën me temën: „Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“. Panelistët e kësaj konferencë ishin: Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,  nënkolonel Remizie Zeqiraj nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Zylfije Krasniqi nga Policia e Kosovës dhe znj. Deb MacLean, përfaqësuese nga ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.

Me një prezantim të shkurtër për 8 marsin dhe panelistët, konferencën e hapi kapiten Mimoza Budeci nga FSK-ja, për t’i lenë radhën më pas punimeve të kësaj konference.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, pasi përshëndeti pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe të gjithë të pranishmit, tha se synimi ynë sot, nuk është që të festojmë, por të flasim për të gjitha sfidat që na rrethojnë. „Me fuqizimin e gruas duhet të nënkuptojmë promovimin e mëtejmë të rolit të saj në shoqëri. Ne do të duhet të ndihemi të kënaqura me rolin tonë, në qoftë se pozicioni publik të cilin e mbajmë, na ka mundësuar që në radhë të parë të ngritim zërin për problemet me të cilat, sot ballafaqohemi, dhe së dyti të mos mbetet vetëm zë, apo letër, por të ndermirën veprime konkrete që përmirësojnë rolin dhe pozicionin e gruas në shoqëri. E them me shumë bindje, që nuk ka profesion në të cilin gratë nuk mund të shkëlqejnë. Ju e dëshmoni atë në fushën e Sigurisë, ndërsa vajzat si; Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi dhe të tjerat e dëshmojnë në fushën e sportit. Kemi vajza dhe gra të jashtëzakonshme, që po e dëshmojnë këtë dita-ditës në fusha të ndryshme. Në fund i porosis të gjitha femrat dhe gratë që mos të dorëzohen nga fjalë dhe gurët që gjuhen në drejtim tonin, por me ta, të vazhdojmë të ngremë kështjella të fuqishme ”.

Ndërsa, nënkolonel Remzie Zeqiraj, ( FSK ) fjalimin e saj e fokusoi në tri etapa: „Roli i femrës në të kaluarën, pozita aktuale që mban femra sot në institucionin tonë dhe perspektiva në të ardhmen“.  „Sot në këtë ditë, ne në Kosovë, kemi zemrën plotë me marrshin e lirisë, marshin e „Epopesë së UCK-së“, prandaj trëndafilat që i marrim në këtë ditë, simbolikisht ua dedikojmë  gjithë atyre grave që ranë heroikisht kudo në Kosovë. Fillet e angazhimit të grave në ushtri i kemi historikisht të hershme ne si komb, por, edhe të prekshme me historinë e fundit. Rrëfimi për gratë ushtarake në Kosovë, është i njëjtë me rrëfimin e ngritjes së ushtrisë së Kosovës, që nga themelet e para e deri me sot. Gratë në Forcën e Sigurisë së Kosovës; arsimohen, trajnohen dhe stërviten sot në kohë paqeje, edhe pse, misioni i një ushtarakeje duket paksa më i lehtë, secila nga ne është rekrutuar, shkollohet dhe trajnohet për realizimin e misionit dhe kryerjes së detyrave me nder, me sfidueset që obligon uniforma ushtarake brenda së cilës, një ditë mund të japësh edhe frymën e fundit, për çka, ne kemi dhënë edhe betimin.“

Kurse, panelistja nga Policia e Kosovës, nënkolonel Zylfije Krasniqi, foli për pjesëmarrjen e grave në Policinë e Kosovës dhe në institucione të sigurisë, ku nder të tjera, tha: „Kosova si shtet është liderë e përfaqësimit të femrës në të gjitha strukturat e Policisë së Kosovës, pasi në këtë aspekt qëndrojmë më së miri në përfaqësimin e femrave në rajon dhe më gjerë. Andaj ne duhet të angazhohemi dhe të jemi model i gjeneratave të reja për përfshirjen e grave në sektorin e Sigurisë, në veçanti, dhe në të gjitha fushat e jetës në Kosovë “.

Zonja Deb MacLean, përfaqësuese nga ambasada e SHBA-ve, shprehu kënaqësinë e saj, që është pjesë e kësaj konference, dhe foli për rolin dhe rëndësinë e femrës në institucione. „Pjesëmarrja e grave në institucione të sigurisë është mjaft e rëndësishme, pasi që ushtaraket kanë dëshmuar shumë herë që janë të zonjat dhe të afta, po aq sa burrat, dhe meritojnë përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet. “

Kjo konferencë kishte për qëllim sensibilizimin dhe fuqizimin e gruas në institucione, e në veçanti në institucionet e sigurisë  dhe vendimmarrjes.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …