Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Deri dje populli më optimist e sot populli më pesimist

Te gjitha hulumtimet e anketimet e deri para pesë -gjashtë viteve popullin shqiptar e nxirrnin si popullin me optimist në Evropë e në botë… Çfarë ndodhi që ky popull të “shndërrohet” në pak vite populli më pesimist, më i zhgënjyer e më i dëshpëruar në Evrope ?!! Të jetë fajtore politika (klasa politike e korruptuar, e kapur dhe e shantazhuar)? T’i ketë fajet gjendja e rendë ekonomike, grabitja dhe kontrabandimi i pasurive, papunësia? Të jetë shkak i kësaj “kthese” gjendja “tallava ” në shkollat, në arsimin e në kulturën tonë ? Të jetë shkaktare e kësaj gjendjeje shëndetësia (sistemi shëndetësor)? T’i kërkojmë shkaqet te sistemi i korruptuar dhe i deformuar i drejtësisë? Të jete përgjegjës për këtë gjendje sistemi zgjedhor lehtësisht i manipulueshëm e i korruptueshëm? T’i kërkojmë arsyet e kësaj situate te sistemi ynë politik e kushtetues Ahtisarian, që e vështirëson shumë funksionimin normal të shtetit? Të kemi “probleme ” a defekte të trashëguara në psikologjinë e në mendësinë tonë? Te jemi ne njerëzit që lehtësisht ia vëmë drynin Shtëpisë e ia kthejmë shpinën Atdheut dhe marrim boten në sy ?! Të jemi ne popull që “manipulohemi” e gënjehemi lehte nga fushatat, nga propaganda e nga “marketingu” që bëhet nga qendra të fuqishme antishqiptare?! Të jenë të gjitha këto bashkë? Po, më duket që janë të gjitha nga pak, por PËRGJEGJËSIA e madhe bie mbi ata që u priten me “bese, me shprese e me optimizëm” e që “prodhuan” kaq shumë zhgënjim në pak vite!! Populli shqiptar i Kosovës nuk priste nga këta që gjithmonë ishin në anën e gabuar të historisë… Ky popull, pas çlirimit, priste rregull, priste drejtësi, priste jetë të organizuar institucionale, priste barazi dhe shanse te barabarta, priste shëndetësi e arsimim të përparuar e të dinjitet etshëm e jo kisha e xhamia të huaja, priste qeveri e qeverisje qe do ta ruante e do ta shtonte pasurinë e këtij populli bash si sytë e ballit, priste të kishte pune e mundësi pune, priste të kishte politikane e qeveritare që do pavarësimin Kosovën shqiptare plotësisht nga Serbia, priste ndërtimin e një shoqërie me parametra ekonomik, social, politik e kulturor normal… Këto pritje normale e të drejta e bënin këtë popull optimistin më të madh… Mos përmbushja e tyre na solli këtu ku jemi: IKJE, IKJE… Kjo gjendje, aktualisht, është në gjithë hapësirën shqiptare, në gjithë Shqipërinë tonë!! Kujt po ia lëmë Kosovën shqiptare e kujt po ia lemë Shqipërinë tonë natyrale për të cilën u derdhen lumenj gjaku nder shekuj?!!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …