Bayram Pomak

Bajram Pomak: Islamofobia në Evropë nisi të merr jetë njerëzish

 Më 19 Shkurt të vitit 2020 në Hanau të Gjermanisë në një sulm të armatosur u vranë 9 veta pastaj duke përfshirë edhe vrasjen e nënës së sulmuesit dhe vetëvrasjen që e bëri ky numër kaloi në 11. Por nëse ia hedhim një sy medies botërore e vërejmë se ky lajm nuk ishte aq në fokusin e tyre. Pra sikur u kalua sipër tij tërthorazi. Arsyeja kishte të bënte me faktin se të vrarët ishin myslimanë kurse vrasësi gjerman. Kur e shohim gjuhën e përdorur nga media, e vërejmë se ngjarja përshkruhet me fjali klasike të standardizuara dhe duke mos i kushtuar aq rëndësi, u tha se vrasësi ishte skizofren dhe i sëmurë mendor.

Por sikur rolet të ishin të ndryshme dhe vrasësi të ishte mysliman e të vrarët gjermanë, a do të sillej media dhe tërë bota në këtë mënyrë? Duke u bazuar në përvojat e kaluara, sipas të gjitha gjasave e vërejmë se kjo s’do të ishte kështu.

Për shembull kur i vrari është gjerman, ngjarja përshkruhet me lajme të tilla si; djathtist ekstrem, radikal, skizofren, ujk i vetmuar e shprehje të ngjashme. Por sikur të ndodhte e kundërta dhe ekzekutuesi të ishte mysliman, shprehjet që do të përdoreshin do të ishin; terrorist, fundamentalist, radikal etj, etj. andaj s’do të targetohej vetëm kryesi i veprës por edhe feja së cilës i përket dhe po ashtu edhe populli prej nga vjen.

Në Evropë dhe jo vetëm, këto raste nisën të përhapen shpejtë dhe këto erdhën në nivel të kërcënimit të jetëve të njerëzve, por këto s’diskutohen sa duhet, sepse ekzistojnë përpjekje për individualizimin e ngjarjeve që si synim kanë mbulimin e racizmit, armiqësisë ndaj të huajve dhe mos-toleranca të cilat janë pjesë e historisë së Evropës.

Dakord por të gjitha sulmet e realizuara deri më sot a ka mundësi të kenë që të kryera nga “ujqit e vetmuar” e nga skizofrenët? Apo mos ndoshta këto janë ri-aktualizim i historisë së Evropës? Pra a ka mundësi që të gjitha këto janë pjesë e një organizimi? Kur gjurmojmë dhe i lexojmë e i dëgjojmë njerëzit që merren me këto çështje, e shohim që s’ka mundësi këto të kenë ndodhur nga një njeri i vetëm, por që pas tyre ekziston një mendje dhe organizim.

Për shembull në rastin e vrasjeve sistematike mes viteve 2000-2007 në Gjermani që njihen si krimet NSU, ku në mesin e të vrarëve ishte një grek dhe turqit, pas daljes në pah të së vërtetës se ky është organizim i të djathtës ekstreme, qeveria gjermane, s’është thelluar më shumë në këtë çështje, por opinioni publik e vërejti se pas këtyre ngjarjeve qëndron e djathta ekstreme e cila mbrohet nga shteti i thellë dhe se nuk ka mundësi të arrihet te më shumë informata. Këto formacione nuk janë të rrezikshme vetëm për të huajt por edhe për gjermanët që e mbrojnë multi-kulturalizmin. Për shebull Lübcke i cili i mbrojti politikat e derës së hapur të Kryeministres Angela Merkel, pas një fjalimi që e bëri u kërcënua me vdekje nga e djathta ekstreme. Pas kësaj Unioni Demokratik Kristian, (CDU) politikanit të partisë së saj i dha turproja përkohësisht.

Ende pa u përhapur sa duhet në medien gjermane lajmi se Lübcke u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, krahas mesazheve sikurse janë; “shkoi edhe njëri që s’e çmoi popullin e tij, “e gjeti atë që e meritoi” dhe u shpërnda një video e fjalimit të tij të para katër viteve. Politikani i CDU-së kishte thënë; “Kush nuk i ndan këto vlera, mund ta braktis kur të dojë këtë shtet, çdo gjerman është i lirë ta bëjë këtë.” (DW)

Një ditë para sulmit të Hanaut, policia e arrestoi një organizatë e cila u përgatit që t’i bombardojë 5 xhami dhe në këtë mënyrë u shmang sulmi. Në të njëjtën mënyrë një ditë pas sulmit të Hanau në një xhami në Londër një person e theri me thikë myezinin e xhamisë. Ngjarje të tilla në nivel më të ulët vazhdojnë të jenë prezent, por në medie shfaqen vetëm një pjesë e tyre, por jo të gjitha.

Sulmet tjera islamofobike janë ato të realizuara nga Breiviku në Norvegji dhe në Zelandë të re. Për kryesit e këtyre veprave mediet deklaruan se ata ishin njerëz me dëmtime psikologjike duke tentuar të thonë se këto raste s’ishin të organizuara dhe kështu ta thjeshtësojnë çështjen. Pika e përbashkët e këtyre tri rasteve është se kryesit para aktit shpalosin manifesto. Manifestot s’janë gjëra të thjeshta, për shembull manifesto e Breivikut i kishte 1500 faqe. Shkrimet që gjendeshin në armën e kryesit të veprave në Zelandën e Re, e reflektonin mentaliteti kryqtar dhe kontaktet që ai i kishte më parë tregojnë se të gjitha këto ngjarje ishin me plan, me vetëdije, të menduara mirë dhe të mbështetura në ideologji Kryqtare. Rrjedhimisht të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur, mund të jenë tregues të ngjarjeve më të këqija që mund të ndodhin në të ardhmen. Arsyeja e kësaj ka të bëjë me faktin se rritja e armiqësisë ndaj të huajve në Evropë, djathtistët ekstrem po dalin të jenë më të organizuar, t’ua shpërlajnë trurin e masës përmes OJQ-ve që i themelojnë dhe çdo herë e më shumë të marrin jetë njerëzish.

Gjithashtu edhe rritja e numrit të votave të partive të ekstremit të djathtë dhe atyre raciste, tregon se kjo ideologji ka nisur të gjejë zbatim edhe në masë dhe të arrijë te masat. Për ta kuptuar këtë mjafton ta shikojmë historinë e Evropës, andaj nëse këto grupe nisin të organizohen në këtë mënyrë, askush s’mund të garantojë se në Evropë s’do të shfaqet një Hitler i ri.

Disa çështje që i sqaron një gazetar në një program televiziv i heqin prej mendjeve shumë pikëpyetje. Kundër komenteve ekstreme raciste të liderit të partisë ATAKA në  Bullgari, gazetarët e vendit në fjalë janë tallur me të, por atyre i ishte afruar një gazetar gjerman i cili u kishte thënë se kjo s’duhet nënvlerësuar sepse dikur edhe gazetarët e vendit të tij ishin tallur me Hitlerin por ai kishte ardhur në krye të shtetit dhe e kishte shkatërruar atë.

Gabimi më i madh i atyre që thonë se në kohën tonë më s’ndodhin gjëra të tilla është mendimi se rastet e tilla kanë përfunduar. Njëjtë ishte menduar për Bosnjën në vitin 1990. Ata që thoshin; ‘A mund të ndodhin në mes të Evropës gjëra të tilla në shekullin në të cilin gjendemi?’ Qëndruan vetëm si spektatorë ndaj gjenocidit më të madh që e pa bota. Rrjedhimisht islamofobia në Evropë është duke u fuqizuar dhe organizuar seriozisht, duke gjetur mbështetje te politika, gjë që tregon se në të ardhmen ata janë potencial për të ardhur në pushtet!!!

Ata që do të ndikohen më së shumti nga këto ngjarje janë qindra e mijëra Ballkanas e emigrantë që jetojnë në Perëndim. Për këtë duhet të merren masa dhe ashtu sikurse ekziston ligji për Anti-semitizëm, duhet të nxirret edhe ligji për Islamofobi. Përndryshe historia përsëritet!!!

Sikurse tha kryeministrja gjermane për vet gjermanët: “Racizmi është një helm që e kemi brenda dhe që mund të del jashtë çdo çast.”

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …