Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar falje për moslargimin e taksës 100% për lëndën e parë që importohet nga Serbia, e që ishte paraparë të ndodhte sot, më 15 mars 2020. Ky premtim, sipas tij, nuk po realizohet sepse ende nuk paska arritur ta bind partnerin e koalicionit, LDK-në, për qëndrimin e tij që taksa të zëvendësohet gradualisht me reciprocitet. Kjo gjendje do të zgjasë derisa Kurti një ditë do ta bind LDK-në, që ta mbështesë mendimin dhe qëndrimin e tij, ashtu sikur e ka bindur gjatë disa muajve në procesin e bisedimeve në krijimin e koalicionit qeveritar.
“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”.