Abrashi

Abrashi: Kurti e shkaktoi krizën për t’iu ikur përgjegjësive dhe për të fshehur raportet e tendosura me Amerikën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi ka reaguar pas përplasjeve të Vetëvendosjes dhe të LDK-së, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të tregojë nëse ai qëndron prapa gjithë kësaj. Abrashi ka postuar disa prej komenteve të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë sulmuar verbalisht kreun e LDK-së Isa Mustafa për shkak të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu. Sot ishim dëshmitarë të një organizimi e orkestrimi të një ushtrie “virtuale” kundër LDK-së dhe kryetarit Mustafa, me një orientim të dalluar; në secilën deklaratë, koment e postim është vërejtur gjuhë e urrejtjes, ‘urime për vdekje’, thirrje për linçime etj., që tregon, se partnerët tanë politikë, nuk e kanë për qëllim unitetin, por në fakt vetëm keqpërdorimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri Kurti, bën mirë të na tregojë nëse është pjesë e këtij organizimi? Nëse jo, pse nuk ndërmerr masa ndaj atyre që keqpërdorin emrin e tij?”, shkruan ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …