Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër vendosi të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK-ja me nënshkrimin e 44 deputetëve, dhe përkrahjen e PDK-së, AAK-së dhe Nismës  të mbahet nesër në orën 11:00 në sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Por, pavarësisht rrethanave të krijuara me pandeminë e koronavirusit të ri, Lidhja Demokratike e Kosovës, si iniciuese dhe tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, janë deklaruar tashmë se do të shkojnë në seancë dhe do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …