Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, vizitoi Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, vizitoi Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara të FSK-së, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, vizitoi sot Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan. Ministri Quni, gjatë vizitës u shoqërua nga stafi i tij dhe nga komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj. Ministri Quni, me këtë rast, shprehu vlerësimin e lartë dhe inkurajoi pjesëtarët e Regjimentit  për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë në mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i pjesëtarëve  dhe i qytetarëve tanë, ministri Anton Quni, theksoi domosdoshmërinë që FSK-ja, të jetë e gatshme t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithnjë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in. Ndërsa, ministrin Quni, me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore,  veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, materiale, teknike dhe mbështetjes logjistike të Regjimentit përkatës e njoftoi  zëvendës komandanti i Regjimentit të parë, major Kadri Berisha. Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK-ja dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur institucionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …