AAK

AAK: Kurti qëllimshëm e ka provokuar rrëzimin e qeverisë në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me koronavirusin

Sot, kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar një letër, në të cilën ka dhënë disa prej arsyeve se pse është për rrëzimin qeverisë, duke i përmendur në këtë letër dështimet e kryeministrit Albin Kurti. AAK-ja ka thënë se ka qenë e bindur që prej fillimit se kjo qeveri nuk do të ketë stabilitet. Sipas partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Albin Kurti qëllimshëm ka provokuar rrëzimin e qeverisë në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus. AAK thotë se me qasjen e tij Albin Kurti ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me ShBA-në.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …