Brickos

Xhevat Bislimi: HESHTJA E "DETYRUAR" E SHQIPTARËVE!

Xhevat Bislimi: HESHTJA E “DETYRUAR” E SHQIPTARËVE!

Nje presion e lufte psikologjike e papare, me permasa te nje dhune masovike, ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosoves se Shqiperise! Gumzhine televizionet, mbushen gazetate e po pelcasin portalet e rrjetet sociale duke ber fushate te padegjuar e te papare ne keto permasa me “ÇËSHTJEN jetike”: Kush eshte proamerikan e kush antiamerikan?! Kur t’i shtohet kesaj edhe fushata antishqiptare me  moton: “jemi kosovare” e me garen: “Kush po behet me shpejt “kosovar”, tabloja e gjendjes se renduar per popullin shqiptar ne Kosove behet e plote! Secilit nga brezi im kjo fushate e sforcuar propagandistike dhe e ketij terrori psikologjik ia kujton dhunen dhe terrorin psikologjik shteteror (krahas dhunes, reprezaljeve e tortures fizike) te viteve te tetedhjeta, pas Pranveres Shqiptare te Marsit ’81! Dallimi eshte se atehere shteti jugoserb, me mbeshtetjen e plote te kolaboracionisteve krahinore, e bente DIFERENCIMIN, qe e kishte ngritur ne sistem, midis shqiptareve atdhetare, qe per “kibel” kishin Tiranen (shtetin AMË) dhe atyre qe per “kibel” kishin Beogradin (Jugoserbine), komunizmin dhe patriotizmin jugosllav! Te paret ishin pre e gjuetise se shtrigave: largoheshin nga shkolla e nga puna, leçiteshin, persekutoheshin, arrestoheshin, torturoheshin, denoheshin me shume vite burg, deboheshin nga vendi, mbyteshin ne tortura e vriteshin ne prita e ne rrethim… Keta ishin shumica, ishte populli shqiptar i Kosoves dhe viseve te saj. Te dytet, ishin strukturat krahinore e shteterore, komunistet militante jugosllave, bashkepunetoret e shumte (nga lagjja, fshati, komuna, qyteti e kryeqyteti), organet e sigurimit e institucionet e te gjitha niveleve, te mbushura me militante jugokosovare, me lojaliste e aktiviste te devotshem per kuazikauzen e “bashkim-vellazerimit”, “patriotizmit jugosllav” e  per “jugosllavizem”! Keta ishin te perkdhelurit, te privilegjuarit dhe perfituesit e medhenj nga “shteti i tyre”, Jugoserbia! Keta edhe sot njihen si jugonostalgjike!

Jane keta, qe me ndihmen e grupit te patrioteve te rinj, qe pervetesuan perpjekjet e luften e LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin  e Kosoves, u katapultuan ne parti politike (gjoja te “konvertuar!”), ne administrate e institucione shteterore, ne sistemin ekonomik, ne sistemin e drejtesise e te sigurise, ne institucione kulturore e arsimore, ne medie e kudo ne jeten publike pa asnje kufizim!! Madje, keta, eksponentet kryesore te jugosllavizmit e te ideologjise jugokomuniste dhe kreret e kolaboracionizmit na shfaqen lirshem e me “krenarine e humbur” dhe na bejne propagande per idete e tyre, shtetin e tyre jugoserb dhe qendrimet e tyre “parimore” e te “drejta” te kohes se tyre pushtuese e terroriste! Ndonjeri nga ta eshte edhe ne krye te partise e te jetes politike dhe shet qe nga mengjesi e ne darke “amerikanizem”!!…

  Si perfundim, jane keta “bartesit” (ne bashkepunim te ngushte me padronet e rinj e te vjeter!) e luftes speciale qe po behet ndaj Kosoves dhe popullit te saj shqiptar! E perbashketa e asaj kohe dhe e kesaj jane “bartesit” e njejte te kesaj fushate terrorizuese atehere e sot!!

   Fyerje e madhe po i behet ketij populli, duke u perpjekur t’ia tjetersojne perkatsine-qenien kombetare shqiptare, nga njera ane, dhe duke ia imponuar “pozicionimin pa alternative”: ne proamerikane e ne antiamerikane, ne anen tjeter!! Zgjidh e merr! Veç ai qe je, SHQIPTAR dhe me SHQIPËRINË nuk mund te jesh! Prandaj, shumica, -shqiptaret, po heshtin, por kjo heshtje nganjehere me ngjan me heshtjen para shperthimit…

Xh. Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …