Mjek

Edi Rama: Listës së të shëruarve nga Covid-19, iu kanë shtuar 15 veta dhe tani numri është rritur në 52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi se nga sot listës së të shëruarve në këtë vend nga Covid-19, iu kanë  shtuar edhe 15 persona. Me këtë  shtim  numri i përgjithshëm i të  shëruarve në Shqipëri është rritur në 52, duke u bazuar në të  dhënat e universitetit “Xhon Hopkins”. Ndërkohë të martën është rritur edhe numri i të vdekurve dhe të infektuarve. Shqipëria tash numëron 15 të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 243 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë  e Shqipërisë, njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …