Pal Lekaj

Pal Lekaj: Qeveria Kurti, u rrëzua sepse bëri dëme të mëdha dhe i prishi raportet me Amerikën

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, u rrëzua sepse bëri dëme të mëdha dhe i prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mirë është të rrëzohet  një qeveri që nuk ka koordinim mes partnerëve. Ne kemi menduar që edhe rrëzimi i qeverisë nuk është fort e favorshme, por edhe kjo qeveri kështu bëri dëme shumë të mëdha sepse ka prishur raportet me Amerikën. Ai  ka thënë se qeveria Kurti mori vendime në disfavor të qytetarëve. “Agim Veliu thotë se jam për gjendje të jashtëzakonshme dhe tani këta njerëz marrin vendime pa pasë asnjë problem dhe që shkon në disfavor të qytetarëve”, ka shtuar Lekaj. Kurti i mashtroi amerikanët, për dallim nga Haradinaj që refuzoi ta heqë taksën, por nuk i gënjeu asnjëherë  as nuk i mashtroi ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …