leoni

Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kryeministri në shkarkim, Albin Kurti, shpërfillë propozimin e kryetarit Thaçi për zgjedhjen e mandatarit

Kërkesa e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, drejtuar  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kandidatin e ri për kryeministër të vendit, mori një përgjigje shpërfillëse se kjo do të ndodh “në një moment të përshtatshme, në këtë kohë të koronavirusit”. Edhe kjo shpërfillje mund të përfundojë edhe një herë në Gjykatën Kushtetuese, mbase edhe me një aktgjykim të ri, deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve ligjore dhe politike në Prishtinë. Deri më tash, ende nuk dihet nëse Vetëvendosje do të propozojë kandidatin e ri. Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që të marrë një deklaratë nga zyrtarë të Vetëvendosje lidhur me këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur. Pas letrës së Thaçit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …