Veriu

Me vendim të Serbisë, dy komunat e pjesës veriore të Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se me vendim të Serbisë, dy komunat e pjesës veriore të Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi. Gazeta “Sinjali” njofton listat janë siguruar  nga Enti për Shëndetësi Publike i Serbisë dhe Stacioni Policor i Leposaviqit, të cilat përmbajnë emrat e personave që janë urdhëruar të vetizolohen. Në këto lista janë emrat e 210 qytetarëve nga Komuna e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit, Graçanicës dhe Parteshit, të cilët do të duhet ta zbatojnë këtë vendim. Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar 12 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë. Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum në Beograd. Para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …