leoni

ISHKP shpërndanë në gjithë vendin zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Mjekët kanë thënë se tani prioritet u tyre është lufta kundër koronavirusit dhe kanë shtuar se nuk duan ndihma por rritje të pagave

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e pezullimin e Ligjit të pagave deri më 30 qershor 2020, përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të sektorit publik kanë thënë se ky është vendim i padrejtë. Specialist të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë se për momentin i gjithë përqendrimi, energjia dhe përkushtimi i tyre është në luftë kundër koronavirusit dhe trajtimi i pacientëve. Ata kanë thënë se me ligjin e pagave mjekët nuk kanë kërkuar shpërblime e as privilegje por paga të dinjitetshme dhe që janë meritore për punën që bëjnë. Infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë se stafi në këtë Klinikën Infektive është 100 për qind i përqendruar në trajtimin e pacientëve dhe shton se mjekët nuk po kërkojnë shpërblime, por rritje pagash. Ne në Klinikën Infektive në vazhdimësi kemi biseduar se si t’i menaxhojmë pacientët dhe si ta mbrojmë stafin mjekësor. Asnjëherë nuk është biseduar as në kolegjiumin e Klinikës Infektive gjatë kësaj kohe për ngritje të pagave. Këtë pjesë ia kemi lënë shtetit, ka theksuar infektologu, Valbon Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …