Në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë, Albin Kurti paralajmëroi shkarkime në ndërmarrjet publike

Kurti: Reciprociteti buron nga parimi i barazisë

Zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, iu bënë një vizitë Doganave të Kosovës për të parë nga afër zbatimin e parimit të reciprocitetit me shtetin e Serbisë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi kryeministrin në shkarkim, Albin Kurtin lidhur me mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Pas vizitës së realizuar, kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti ka thënë se me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre. Ai ka thënë se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …