Selim Pacolli

Selim Pacolli: Nga nesër në Prishtinë nuk do të ofrohen shërbime për qytetarët, nëse nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse

Nën-kryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka shpreh ngushëllimet për familjaret e dy viktimave nga pandemia e koronavirusit. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të ofron shërbime për qytetarët nëse nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse. “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e dy viktimave nga virusi COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ndërsa ju njoftojë se nga data 7 prill 2020, komuna e Prishtinës nuk do të ofron shërbime për qytetarët nëse NUK JANË TË PAISUR me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza). Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …