OBSH-ja nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë

OBSH-ja nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët. “Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.  Disa vende në botë kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të izolimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. Më 6 prill Austria tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale, kërkon 180 vjet burg për krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 …