Qeveria në detyrë e Kosovës e autorizon ministrin e Shëndetësisë që të vendos për masat kufizuese pas datës 13 prill

Qeveria në detyrë e autorizon ministrin e Shëndetësisë që të vendos për masat kufizuese pas datës 13 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës, e ka autorizuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që të autorizojë orarin e ndalimit të lëvizjes për qytetarët, pasi që vendimi i parë i qeverisë është shpallur antikushtetues. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, derisa vendimi është marrë në mbledhjen e 24-të që është mbajtur në mënyrë elektronike. “Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj Thaçit ngre pikëpyetje për proporcionalitetin në drejtësinë ndërkombëtare

Nevenka Tromp, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit dhe ish-hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit, e …