leoni

Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Shkëlzeni, shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies së tij. Brahimaj ka thënë se Shkëlzeni është shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit. 21 vite pas përjetësimit tënd, kujtoj ditët e luftës që kaluam bashkë, gëzimet pikëllimet, zhgënjimet e vështirësitë. Ishe ti ai që na mbajte gjallë e të fortë me trimërinë tënde. Ti ngrite moralin tonë, që ne të shkëlqejmë në frontet e luftës. Lavdia jote qëndron përgjithmonë. Ashtu si Maja e Shkëlzenit, që kushedi sa herë e kalove gjatë furnizimeve për armatim. Historia mbase do na harrojë neve, bashkëluftetarëve tu. Por historia kurrë nuk do të ju harroj Ty, Fatmirin, Luanin e Hasimin. Krenar që ishim bashkë. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …