Covid

Qeveria e shkarkuar po merr kritika të shumta për pranimin nga Serbia të një mijë testeve për KOVID-19

Qeveria e shkarkuar po merr kritika të shumta për pranimin nga Serbia të donacionit prej një mijë testeve për KOVID-19. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramuish Haradinaj ka shkruar se pranimi i këtij donacioni nga Serbia në formë lëmoshe për Kosovën është poshtërim për vendin tonë. Ai ka vlerësuar më tutje se ky është  nënçmim për Kosovën për paaftësi në raport me furnizimin e ligjshëm dhe të mundshëm në kohë përmes blerjeve të drejtpërdrejta apo donacioneve  nga shtete mike të Kosovës. Kundër pranimit të këtij donacioni ka reaguar edhe zyrtari i Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha dhe zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli. Kjo ka shkruar se përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë nëpërmjet donacionit me teste për KOVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …