Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon ta qeverisë vendin. Ky program pritet t’u prezantohet sot deputetëve të kësaj partie. Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllim ta harmonizimit të programit qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit. Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e kryetarit Thaçi për ta caktuar Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …