Disa vende të Bashkimit Evropian kanë vazhduar me lehtësimin e masave të izolimit përderisa ka rënë numri i të infektuarve

Disa vende të BE-së kanë vazhduar me lehtësimin e masave të izolimit përderisa ka rënë numri i të infektuarve

Qeveritë evropiane më 25 maj filluan fazën e re të lehtësimit të masave kundër pandemisë, pasi numri i të infektuarve të rinj po vazhdon të bie. Në Gjermani dhe Çeki janë hapur restoranet, pasi më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura, kryesisht në tarraca. Spanja do të fillojë heqjen e masave të izolimit në Madrid dhe Barcelonë. Sipas rregullave të reja, njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në grupe deri në 10 persona. Parqet do të rihapen dhe disa muze do të lejojnë një numër të kufizuar vizitorësh. Njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në publik dhe në ndërtesa ku distancimi fizik është i pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …