leoni

Ivica Daçiq

Daçiq: Nuk do të ketë dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit. Ai i ka deklaruar Radio Televizionit të Serbisë se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente ku shkruan destinimi “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa ishte taksa prej 100 për qind për mallrat serbe. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka theksuar më tutje se me pranimin e këtyre masave të reciprocitetit, Serbia do ta njihte Kosovën. Qeveritë e Kosovës janë të gjitha njësoj. Ato duan pavarësinë e Kosovës si dhe duan që Serbia ta pranojë atë. Ata nuk i kuptojnë ndryshimet që kanë ndodhur, ata presin që komuniteti ndërkombëtar t’u sjellë atyre gjithçka që presin. Sot nuk është më ashtu, dhe kjo varet nga ajo se sa e fortë, e qëndrueshme dhe e bashkuar do të jetë Serbia. Dhe pozicioni ynë është jashtëzakonisht i fortë, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …