Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çka kanë bërë deri sot banorët e Prekazit për atin e tyre, Prekën!?

Pyetje kjo, që mund të shtrohet pa ndrojtje – përgjigjen e së cilës nuk mund ta japim pa ndrojtje!…
Prekazi dhe bijtë e Prekës, kanë bërë pak, apo aspak (nëse guxojmë të themi kështu),  për atin e tyre Prekën!? Nëse dikur kemi mundur të “arsyetohemi”, sepse ishim të pushtuar nga një regjim gjakatar, që nuk lejonte të silleshim rreth autoktonisë sonë kombëtare, sot, pse heshtin Prekaz-asit!?, përderisa atë regjim e kemi ndjekur së bashku, padyshim edhe me kontributin e padiskutueshëm të bijve çlirimtarë të Prekës!…
Madje, as tani nuk mund ta sqarojmë bindshëm, me që kjo nuk do ndonjë investim të madhe material, i cili do të ishte i papërballueshëm. Mendoj se do më shumë investim moral dhe përkushtim serioz për atin e tyre/tonë, Prekën.
Me të drejtë, shtrohet pyetja e domosdoshme: çka është dashur të bëjnë Prekaz-asit, për atin e tyre Prekën që njëzetë e sa vite!? Varret e Prekës dhe Lenës, ndodhë ne vendin e quajtur “Atava”, në arën e Vesel Hajzerit, që prej shumë shekujsh.

  1. Të zhvarrosën eshtrat e Prekës dhe zonjës së tij- ëmës së Prekazit, Lenës!
  2. Të konstatohet tek Institucioni përkatës lashtësia e eshtrave të tyre!
  3. Të ngrihet një pllakë guri tek varri i tij me shënimet adekuate!
  4. Të emërtohet zyrtarisht rruga, që nga kthesa në Ternavc, drejt Prekazit, deri tek shkolla e Prekazit të Epërm, duke vazhduar deri tek fabrika e Municionit në hyrje të Skenderajt, me emrin e atit të tyre, Rruga: “Prekë Kuçi!”. Kjo rrugë ka një gjatësi rreth tetë kilometra.
  5. Të emërtohet zyrtarisht, ambulanca e fshatit në Prekaz të Epërm me emrin:

“Prek Kuçi!”, ku edhe do vihej pllaka me emrin e tij.

  1. Të emërtohet zyrtarisht edhe në Galicë, një rrugë me emrin. “Prekë Kuçi!”.
  2. Të emërtohet zyrtarisht edhe në Abri, një shkollë apo rrugë me emrin: “Prekë Kuçi!”
  3. Të emërtohet zyrtarisht një rrugë a shkollë në Ternavc me emrin: “Prekë Kuçi!”
  4. Të emërtohet zyrtarisht  në Skenderaj (në drejtim të Prekazit), një Shesh me emrin: “Prekë Kuçi!”
  5. Njëjtë do duhej të veprohej edhe në Lutoglavë të Pejës, ku do të emërtohej një rrugë, apo shkollë me emrin e atit të tyre: “Lutë Kuçi!”, që ishte i vëllai i Rafael dhe Prekë Kuçit!…

Me konkretizim të kësaj vepre, në një farë mase, do bëhet një shpagim shpirtëror e moral para  gjithë atyre brezave dhe asaj kohe të humbur kot, që për Prekën, nuk u ndërmor asgjë, kohë kjo e cila nuk kthehet më!
Mendoj se kjo nuk do ndonjë investim të veçantë, mendoj se kjo është e arritshme, madje vet Prekaz- asit, me vetiniciativë, pa dyshim edhe me mbështetje të mërgimtarëve- bijve të Prekës, do ta mbulonin këtë kosto me mjetet e tyre vetanake e cila nuk ka një kosto të papërballueshme.

  • Gjëra që duhet të behën në nivel fshati dhe Komune:
  • Para së gjithash, duhet një debat gjithëpërfshirës, me bijtë e Prekës- Prekazit.

a). Duhet formuar një Këshill nismëtarë shumë të përkushtuar për të filluar nga puna.

b). Ky Këshill, duhet të formohet në prani dhe me miratimin e fshatit!
c). Ky Këshill, duhet të ketë mbikëqyrje të veçantë dhe të vazhdueshme!
ç). Duhet të mblidhen nënshkrimeve e shumicës së përfaqësuesve të fshatit, për të dëshmuar përcaktimi dhe vullnetin e tyre të lirë dhe demokratik!
d). Ky Këshill, këto dokumente dhe kërkesa, duhet parashtruar para organeve kompetente të Komunës së Skenderajt!
dh). Pasi të jetësohen ligjërisht të gjitha këto, ky eveniment historik, duhet të shënohet me një manifestim rastit, madje për çdo vit në fshatin Prekaz, si dita e “Prekë Kuçi- Prekazit!”.
ë). Mendoj se me këtë, para së gjithash do bënim një shpagim moral para vetes sonë si Prekaz-as, mbi të gjitha është përgjegjësi qytetare. Kjo neglizhencë shekullore në këtë drejtim, është e paarsyeshme, është papërgjegjësi dhe e pashpjegueshme, para së gjithash për vet Prekaz-asit- bijve të Prekës!.

CH-30-05-23020
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …