Sot, Blerim Kuçi, ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Ai, me këtë rast be informoi ministrin e ri Blerim Kuçi lidhur me ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar, investimet ndërkombëtare që janë gati për të filluar implementimi, arritjet, sfidat dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga ky dikaster. Ministri Kuqi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
