Më 20 nëntor 2019 promovohet libri monografik “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999” të autorëve Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi

Reagim i Hanëmshahe Ilazit dhe i Nusret Pllanës: Politika jonë ditore i përmend vetëm 1133 fëmijë martirë!!

Në periudhën e viteve 1981- 1999, Serbia fashiste i ka vrarë 1432 fëmijë të Kosovës.

 

 Çdo ditë që ka falur Zoti, politikanët tanë, të të gjitha niveleve, dalin e flasin çdo gjë që u bie ndërmend. Flasin edhe për Luftën e lavdishme të UÇK-së. Flasin edhe ata që nuk e kanë parë luftën me sy, që kanë jetuar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, që edhe e kanë sharë luftën dhe ata që luftonin për lirinë që e gëzojmë sot. Këtë liri që e kemi dhe kjo liri që është.

Flasin edhe për fëmijët e vrarë në këtë luftë, që bota e ka cilësuar si gjenocid ndaj njerëzimit. Por, këta politikanët tanë, herë i harrojnë sa fëmijë janë vrarë, herë tjetër harrojnë sa dëshmorë kanë rënë, së treti harrojnë sa civilë janë vrarë dhe janë zhdukur në këtë luftë, së fundi harrojnë edhe sa gra e motra tona janë dhunuar.

Kështu ishte edhe sot, si gjithnjë dhe si përherë, se TV-të tona dhe shtypi ynë janë vetëm për politikanët e ditës. Sot u tha se janë vrarë 1133 fëmijë, madje edhe nga vet Kryeparlamentarja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, duke harruar TV -të tona që kanë marrë vet pjesë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, më 18 Nëntor 2019, në promovimin e librit Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999, nga i cili libër me fakte të pakontestueshme shkencore, dëshmohet vrasja e 1432 fëmijëve të Kosovës nga Serbia fashiste.

Në të vërtetë ku ta dinë (politikanët tanë) ata, sa fëmijë i ka vrarë lufta për lirinë e Kosovës?!. Kur as nuk kanë dëgjuar, as nuk kanë lexuar edhe librat që janë shkruar, edhe dokumentarët që janë xhiruar, të cilët janë promovuar edhe në SHBA e në Kanada, por edhe në shumë qendra të Evropës. Doemos janë përuruar edhe në Prishtinë e gjetiu në Kosovë, janë shfaqur edhe në Kosovë dokumentarët e tillë, por politikanët tanë nuk kanë as kohë, as kurreshtje as interesim për të marrë pjesë, për të shfletuar libra të tillë, e të mos flasim se kurrë as nuk janë lodhur ta japin një lek për botimin e tyre.

Edhe njëherë po ua kujtojmë e rikujtojmë edhe politikanëve tanë, edhe opinionit vendor e ndërkombëtarë se, emrat e 1432 fëmijëve martirë të Kosovës, i keni në librin monografi Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999, të autorëve Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana – të botuar në shqip dhe anglisht.

Për kurreshtjen e atyre që duan ta kenë, librin mund ta gjejnë në Libraritë ARTINI dhe DUKAGJINI, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …