Adem Lushaj: Çmimi “Din Mehmeti” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe

Adem Lushaj: Çmimi “Din Mehmeti” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në praninë e Komisionit profesional të UGJFA-së i ndau çmimin “Din Mehmeti” profesorit  të letërsisë shqiptare, Anton Nikë Berishës, për librin “Qenësia e kumtit poetik”.  Prof. Dr. Anton Nikë Berisha, është profesor në Universitetin e Kalabrisë së Italisë. Rektori Nimani i shprehu mirënjohje dhe falënderim profesorit Berisha, me motivacionin për kontributin dhe punën e tij e tij të palodhshme në fushën e letërsisë dhe arsimit. Fituesi i çmimit Prof. Dr. Anton Nikë Berisha e përgëzoj punën e UGJFA-së për edukimin e brezave të rinj dhe ndihet i nderuar dhe falënderues që Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” e vlerësojë veprën e tij “Qenësia e kumtit poetik”. Çmimi u shpërblye me pesëqind euro. Çmimi “Din Mehmeti” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe, përkatësisht veprat e botuara në fushën e studimit dhe kritikës dhe ky çmim do të bëhet tradicional nga Universiteti i  Gjakovës “Fehmi Agani”.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …